Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sërish në lidhje me pandeminë e COVID-19. Shehu ka shkruar se në një situatë të till ku qeveria nuk reflekton, është detyruar që të kërkoj sërish zbatimin e 5 pikave.
Po ashtu ai thekson se me prezencën e variantit “Delta” i cili po qarkullon në të gjithë botën, është rritur edhe risku për t’u infektuar me virusin.
Postimi i Tritan Shehut:
Covid, kjo Qeveri nuk po kupton e se cfare po ndodh, jo me te veproje!
Sipas te gjithe te dhenave shkencore nderkombetare tashme:
–Ne Europe ne qarkullim eshte ne 99% te rasteve varianti Delta, ku efekti i vaksinave te pa certifikuara si psh ajo kineze eshte shume shume i dobet.
–Imuniteti i grupit sigurues eshte 85% e popullesise, ndersa ne kemi te vaksinuar me dy dozat vetem 28 %, dhe kjo ne shumicen dermuese me vaksinen e pa certifikuar kineze. Sa per imunitetin nga semundeshmeria, jemi shume larg akoma.
–Mosha e te prekurve eshte ulur ndjeshem duke filluar tashme qe prej moshes 5 vjecare.
–Mosha e perdorimit te vaksinave te certifikuara tashme rekomandohet prej 5 vjec.
–Perdorimi i dozes se trete te vaksinimit se fundmi po hyn ne protokoll te zakonshem.
Ndersa Rama, Qeveria e ai “Komitet” nuk thone e nuk bejne asgje.
Perpara se te jete teper vone e ne te ndodhemi ne nje situate edhe me tragjike se ajo e mujave qe kaluam me 16 mije vdekje, humbje masive shendeti e vlerash financiare nga qytetaret jam i detyruar te kerkoj perseri:
1—Vazhdimin e vaksinimit vetem me vaksinat e certifikuara nga EMA.
2—Rivaksinim te plote te atyre qe jane vaksinuar me ato vaksinat e pa certifikuara.
3—Uljen urgjente te moshes se vaksinimit ne 11 vjec, per te kaluar me tej ne 5 vjec, ne perputhje me standartet europiane.
3—Fillimin e aplikimit te dozes se trete te vaksinimit.
4– Konsolidimin e te gjitha masave te tjera per forcimin e zgjerimin te games se procedurave te sistemit paresor, pregatitjes se spitaleve periferike e shebimmeve te reanimacionit, mbrojtjes se personelit shendetesor, liberalizimit te testimeve etj.
Indekset e deritanishme epidemiologjike, numrit te vdekjeve, megjithe shifrat fiktive te komunikuara nga institucionet, jane shume alarmate e parashikojne nje situate tejet te veshtire ne vazhdim, gje qe kerkon masa energjike, gjithe perfshirese e urgjente.
E verteta e humbjeve te jeteve nuk mund te fshihet gjate, ajo del sic ka dale dhe deri me tashti.