Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka dal sërish ditën e sotme me një deklaratë zyrtare ku njofton qytetarët e saj që të shmangin pikat kufitare të Bërnjak dhe Jarinjë, për shkak të situatës së tensionuar aty për shkak të vendimit që ka marrë qeveria e Kosovës lidhur me vendosjen e targave të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshëm të Kosovës, vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë lëshuar 1 mijë e 455 targa provuese.
“Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë të gjitha pikat e kalimit kufitarë me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë-konkretisht targave të automjeteve, ku gjatë 24 orëve të fundit ministria ka lëshuar 1.455 targa provuese”, thuhet në njoftim. Me qëllim të mundësimit të qarkullimit të lëvizjes së lirë, njoftohen qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, që mundësisht të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të krijimit të pengesave të mundshme”, thuhet në njoftim.
Më tej MBP ka njoftuar se situata paraqitet e qetë dhe pa incidente, ndërsa ka theksuar se strukturat policore janë në gatishmëri për të ruajtur rendin qetësinë dhe sigurinë publike në vend.
“Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës vlerësojnë situatën e qetë dhe pa incidente, ndërsa angazhimi dhe realizimi i detyrave policore do të vazhdojë në interes të ruajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend”, thuhet në njoftim.
Sjellim në vëmendje se qeveria e Kosovës duke nisur nga data 20 shtator mori vendimin për të vendosur reciprocitetin me Serbinë për targat. Të gjitha ato automjete që do të futen në Republikën e Kosovës do të duhet ët paraqiten me targë për të cilën duhet të paguajnë 5 euro dhe ajo targë është e vlefshme për 60 ditë.e