Një ngarkesë me rreth tre tonë heroinë e cila vinte nga Afganistani është ndaluar nga zyrtarët indian. Heroina kapte vlerën e 200 miliardë rupi (2.72 miliardë dollarë) dhe dyshohet se ka kaluar mes kaosit që pësoi vendi pas marrjes së pushtetit nga talebanët muajin e kaluar.
Agjencia kryesore anti-kontrabandë e Indisë, Drejtoria e Inteligjencës së të Ardhurave (DRI), kapi dy kontejnerë në Portin Mundra në shtetin perëndimor të Gujarat më 15 shtator pasi u informua nga një zyrtar anonim i Guajart.
Një zyrtar në Guajarat ka informuar se në prangat e policisë kanë rënë dy persona, ndërsa ka lajmëruar se hetimet po vazhdojnë dhe se nuk është i autorizuar që të japi më shumë detaje publikisht në lidhje me këtë çështje. Është bërë me dije se kontejnerët janë importuar nga një firmë në qytetin bregdetar jugor të Vijayawada, shtoi zyrtari”Hetimi i kryer deri më tani ka zbuluar gjithashtu përfshirjen e shtetasve afganë, të cilët janë nën hetim.” Nga ana tjetër zyrtarët e DRI nuk kanë pranuar të komentojnë.
Mësohet se lënda narkotike ka pasur si destinacion Nju Delhi dhe dy personat e arrestuar kishin kërkuar një licencë import-eksport bazuar në një adresë shtëpie në qytetin jugor të Vijayawada, tha policia në Vijayawada në një deklaratë zyrtare. “Ngarkesa e kontejnerëve ishte deklaruar si gurë talc gjysmë të përpunuar nga Afganistani dhe ishte dërguar nga Porti Bandar Abbas në Iran në Mundra,” tha zyrtari.Testet e bëra në port konfirmuan se në brendësi të gurëve talc kishte heroinë.
Afganistani është furnizuesi më i madh i opiumit ilegal në botë, por që kur mori pushtetin, talebanët kanë thënë se planifikojnë të ndalojnë tregtinë e drogës, pa dhënë detaje se si.