Në prangat e Policisë së Sarandës kanë rënë dy shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Policia ka vënë në pranga shtetasin me inicialet S.Sh i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një vajze të moshës 28-vjeçare. “Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasi S. Sh., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 28-vjeçare.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe shtetasi me inicialet T.M., 31-vjeç, i cili akuzohet për “dhunë në familje”. Sipas informacioneve zyrtare, 31-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënën së tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasi S. Sh., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 28-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.