Skip to content
Aktualitet

Shkrumbohen gjatë natës 3 makina në Vlorë, zbulohet emri i pronarit të tyre

· 2 min lexim

Tre makina të djegura brenda një nate, në fshatin Vllahinë të Selenicës në Vlorë. Ky është  bilanci i krimit që godet Vlorën, pas një periudhe relativisht të gjatë qetësie.

Pas makinave të djegura në Selenicë, në pronësi të shtetasit Tomorr Karçani mjeti i tretë është gjetur i djegur në lagjen Kushtrimi në Vlorë, pranë tregut të Mallrave.

Sipas informacioneve të marra mësohet se makina e djegur është në pronësi të shtetasit Blerim Derraj. Makina tip Renault me targë AA 975JJ.

Ngjarja dyshohet se mund të ketë qenë e qëllimtë, njësoj si dhe djegia e makinave në Selenicë.

Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar nëse dy ngjarjet lidhen me tyre, ndërkohqë që hetimet vijojnë.

Asnjë prej pronarët e mjeteve nuk janë emra të njohur për lidhje me krimin apo precedentë të njohur penal.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon mbi shkakun e zjarrit shkrumboi dy mjetet e Karçanit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.