Autoritetet e Policisë së Fierit kanë bërë të mundur arrestimin e një 31-vjeçari, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Në pranga ka rënë i riu Luis Rredhi, banues në Rreth-Libofshë, ndërsa gjatë aksionit, forcat e Policisë së Fierit kanë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, përkatësisht Driton Nikiqi dhe Pëllumb Shpata, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Shtetasi Driton Nikiqi është kapur nga autoritetet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur.
Ndërsa shtetasi Pëllumb Shpata ka filluar duke djegur barëra të thatë në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Rr., 31 vjeç, banues në Rreth-Libofshë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 41 vjeç, banues në Kosovë, pasi në Levan është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin P. Sh., pasi në Kuqar, Patos, duke djegur barëra të thatë në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj.