Më herët gjatë ditës së sotme, Akademia e Shkencave publikoi një studim në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë. Në studim thuhej se vendi ynë kishte vaksinuar 73.3% të popullsisë dhe për të arritur një imunizim 90% do të duhej që të vaksinohesh në mënyrë të shpejtë edh 20 % e popullsisë. Pas publikimit të studimit ka reaguar edhe mjeku shqiptar, i cili ushtron profesionin e tij në Gjermani, Erion Dasho.
Mjeku në një intervistë për “Fax News” është shprehur kundër vaksinimit me detyrim dhe ka kritikuar ashpër qeverinë dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve në lidhje me këtë çështje.
Gjithashtu mjeku ka treguar edhe si veprohet me studentët në Gjermani, të cilët nuk e kanë të detyrueshëm vaksinimin, por mund të kryejnë teste të shpejta dhe që kushtojnë vetëm 0.5 cent. Po ashtu ai ka thënë se qeveria nuk duhet që ta kishte futur vaksinën kineze, pasi sipas tij ajo nuk ka transparencë dhe nuk jep as besueshmëri mbi sigurinë e saj. Gjithashtu Dasho ka thënë se testet duhet të shiten kudo por me një çmim të arsyeshëm, në mënyrë që të kenë mundësi ta blejnë të gjithë.
“Unë jam kundër detyrimit për tu vaksinuar, për personat të moshës studentore pasi rreziku nga Covid është shumë i ulët. Në këto kushte të detyrosh një person që të kryejë vaksinën nuk është etike dhe nuk duhet aplikuar, pra unë i mbështes studentët që nuk duan të vaksinohen. I bëj thirrje komitetit teknik që të heqin dorë nga ky detyrim pasi gabimet dhe paaftësia e tyre nuk mbulohen me këto rrugë. Komiteti e kishte gjithë kohën që ti mbushte mendjen qytetarëve për dobinë e vaksinimit, vaksinimi ul komplikacionet këto dobi duhet të ishin sqaruar dhe mos kishim këtë resitencë. Nuk duhet të kishim futur vaksinën kinezes, e cila sot e kësaj dite nuk ka të dhëna të besueshme mbi sigurinë e saj. Pra duke imponuar qytetarët shqiptarë vaksinën kineze, prandaj kemi përfunduar në këtë situatë pasi qytetarët nuk duan që ta bëjnë.
Paaftësi ulëritëse e Ministrisë, në shkollë në gjermani nuk i kërkon të vaksinohen me detyrim por fëmijët i nënshtrohet testimit cdo dy ditë. Testimi është një masë me efektive, në Gjermani çmimi i testit të shpejtë kushton vetëm 0.5 cent. Edhe po ta blesh vetë është një shpenzim shumë i vogël, nuk ëhstë barë financiare, nëse studenti nuk dëshiron të vaksinohet në gjermani shpenzon 1.5 euro duke bërë 3 teste gjatë javës.
Muajin qershor dhe korrik ishte gabim që u hapën aeroportet që na solli varianti e ri “delta”.
Paaftësia e ministrisë për të komunikuar me qytetarin, në gjermani një pako maska është 2 euro, pra 0.2 cent është maska. Shqipëria kryen testet që kushtojnë dhjetëra euro për të fituar dhe përfituar , qytetari duhet të shërbehet falas nga testi.
Testet duhet të shiten kudo por me cmime të lira më pak se një euro. Këto janë masa që do të parandalojnë përhapjen e Covid ndoshta më mirë se vaksina. Qytetarët shqiptarë vazhdojnë te vdesin sepse shteti nuk kujdeset për shëndetin e tyre”, përfundoi Dasho.