Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Rusi këtë të hënë. Një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në një prej godinave të Universitetit Shtetëror të Perm në Rusi, duke shkaktuar të paktën 8 viktima.
Lajmin e konfirmon Agjencia Ruse e Lajmeve TASS, bazuar në burime të forcave të rendit. Sipas burimit numri i viktimave është i lartë dhe po ashtu i personave që janë plagosur.
Autori i krimit u kap nga policia. Njerëz të tmerruar u filmuan duke ikur nga një ndërtesë përmes dritareve.
Incidenti ndodhi në Universitetin Shtetëror të Perm, një nga universitetet më të vjetër në Urals. Mediat sociale të shkollës të hënën në mëngjes paralajmëruan të gjithë ata që ishin në kampus të largoheshin nëse ishte e mundur, ose të mbylleshin brenda një dhome.
https://twitter.com/RT_com/status/1439847437670158336?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1439847437670158336%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.faxweb.al%2Fvideo-shokohet-rusia-te-shtena-me-arme-brenda-universitetit-njerezit-hidhen-nga-dritaret-per-te-shpetuar%2F
Hetuesit thanë se të shtënat morën tetë jetë dhe lanë 28 persona të plagosur. Ndërkohë në rrjetet sociale është përhapur një video e një personi të maskuar, të veshur me të zeza, me një armë zjarri në dorë, i cili hyn në oborrin e universitetit. Ndërsa në pamje të tjera të shpërndara online, shihen disa studentë që hidhen nga dritaret e godinës për t’i shpëtuar sulmeve të autorit të krimit.
BREAKING NEWS
Minutes ago:
Perm State University.
Unknown figure with weapon.
As single individual, assuming an intruder/hostile(s)Police marksmen/specialists do not yet appear to be on the scene. pic.twitter.com/7cnbgU4V8e
— Patrick Emek (@14wombat1) September 20, 2021