Kanë dalë në dritë detaje të reja nga krimi i rëndë që tronditi Divjakën pasditen e sotme. Sipas News24 çifti i bashkëshortëve nuk ka pasur konflikte me njëri-tjetrin.
Gjithashtu as në polici nuk është raportuar për dhunë ën familje dhe dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes çiftit.
Hekuran dhe Fëllëncë Rrasa kanë dhe një djalë. Ka qenë pikërisht ai që ka gjetur trupat e pajetë të prindërve të tij.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Babunjë në Divjakë pasditen e sotme. 58-vjeçari Hekuran Rrasa ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa.Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.