Skip to content
Kosovë

Covd-19 në Kosovë/ Rënie e numrit të rasteve dhe viktimave në 24 orë

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 259 raste me koronavirus dhe 11 humbje jete. Një rënie e lehtë në krahasim me ditën e djeshme, kur raportoheshin 279 raste dhe 19 vdekje. Numri i të shëruarve ka shkuar në 144.183,  numri i rasteve aktive është 11.862. Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës. Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje qytetarëve të mbajnë maskën mbrojtëse dhe të respektojnë distancën.

Njoftimi i plotë:             

18 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.

Deri më sot 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Në total numri i rasteve aktive është 11.862.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

__________________