Në vendin tonë kanë mbërritur 644 qytetarë afganë, të cilët janë strehuar në strukturat e hotelerisë në qytetin e Durrësit dhe të Shëngjinit. Mësohet se ditën e sotme ka nisur strehimi i shtetasve afganë të strehuar në Shqipëri, të cilët u detyruan të linin vendin e tyre pasi talebanët përparuan me shpejtësi në kryeqytetin e vendit Kabul dhe arritën të marrin pushtetin.
Qeveria shqiptare ka përfshirë në programin e vaksinimit edhe shtetasit afgan strehuar në vendin tonë. Paraditen e kësaj të premteje në Shëngjin ka mbërritur një ekip për të vaksinuar të gjithë personat madhor të cilët janë strehuar atje, shkruan Top Channel.
Nga 644 qytetarë afganë mbërritur në Shqipëri ne Shëngjin janë strehuar 435 prej tyre. Kryeministri Edi Rama në intervistë ka thënë se në vendin tonë pritet që të mbërrijnë rreth 3000-4000 shtetas afganë.
Kujtojmë se situata në Afganistan u përkeqësua ndjeshëm me marrjen e pushtetit nga talebanët dhe shumë qytetarë u detyruan që të largoheshin nga vendi i tyre. Britani i tërhoqi trupat e saj më 28 gusht përfundimisht ndërsa SHBA më 30 gusht. Pas marrjes së kontrollit të plotë të vendit ata shpallën qeverinë e përkohshme. Gjithashtu ta kanë thënë se vajzat dhe gratë do të shkojnë në shkolla dhe do të lejohen të punojnë, por jo në poste të rëndësishme.