Ka ndërruar jetë ditën e sotme, Alketa Gjoka nëna e dy vajzave që humbën jetën më herët për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi i bombulës së gazit në Velipoj. .
Më herët humbën jetën edhe dy vajzat Daniela dhe Klarisa Gjoka, të cilat mbetën të plagosura nga shpërthimi i bombolës së gazit më 4 korrik në Velipojë. Familja u dërgua për kurim në Itali, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot. I vetmi i mbijetuar nga familja është djali i vogël 11 vjeç, i cili është në koma.
Kujtojmë se shpërthimi ndodhi ne 4 korrik, në një hotel trekatësh, duke lënë të plagosur rëndë pjesëtarë të familjes Gjoka, banues në Lezhë, për fat te keq dy vajzat ndërruan jete. Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren dhe vajzat: Danjela Gjoka 19 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, dhe ka krijuar panik te turistët e shumtë që frekuentojnë bregdetin këtë sezon veror.
Edhe pasojat janë të mëdha. Pjesë të tëra të hotelit thuajse janë shkatërruar plotësisht si pasojë e zjarrit që shpërtheu. Kati i parë i ndërtesës është shkatërruar thuajse plotësisht. Megjithëse shkaku që çoi në ngjarjen e rëndë nuk dihet ende, mësohet se në hotel ka pasur bombola të shumta me gaz dhe një cisternë me lëndën djegëse. Një pjesë e bombolave ka shpërthyer duke rënduar bilancin e shkatërrimeve.