Skip to content
Kosovë

Koronavirusi në Kosovë/ Bie numri i vdekjeve, 410 raste të reja

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 410 raste të reja me Covid-19, nga 8789 testime të kryera. Numri i vdekjeve ka rënë në krahasim me ditën e djeshme në 12 nga 24 që ishin. Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19. Në 24 orë janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës. Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës.

Njoftimi i IKSHPK:

15 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.

Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.

Në total numri i rasteve aktive është 14.501.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!