Detaje të reja janë zbuluar nga shkëputja e ashensorit nga pallati në Astir. Ashensori është shkëputur me një kat por për fat është bllokuar në katin tjetër duke mos rrëshqitur deri në fund. Mirëpo thuhet se kishte kohë që ashensori nuk ishte kolauduar, ndaj është marrë në pyetje administratori i pallatit për të mësuar nëse është e vërtetë ose jo. Policia po verifikon përgjegjësinë e firmës së kontraktuar për montim dhe mirëmbajtje të ashensorit.
Në momentin e incidentit, në ashensor kanë qenë 5 persona, tre djem dhe dy vajzave, një prej të cilave shtatzënë. Kjo e fundit ndodhet ende në spital, nën kujdesin e stafit mjekësor.
Sipas informacioneve të marra mësohet se përveç dy grave, kur ndodhi aksidenti, në ashensor ishin edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk pësuan lëndime. Ndërkohë, pasi u dërguan në spital, një prej grave mori shërbim mjekësor dhe më pas u largua drejt banesës, ndërkohë që tjetra ndodhet ende e shtruar, pasi është e pavetëdijshme. Kjo ka bërë që policia ende mos të identifikojë gruan në fjalë, ndërkohë që mjekët thonë se e lënduara nuk ka rrezik për jetën.
Po ashtu mësohet se në polici është thirrur për t’u marrë në pyetje administratori i pallatit. Burimet thonë se ashensori kishte shumë kohë që nuk kolaudohej. Policia po verifikon përgjegjësinë e firmës së kontraktuar për montim dhe mirëmbajtje të ashensorit.