Lëkundje tërmeti me magnitude 3.8 balle janë ndier mbrëmjen e sotme në vendin tonë me epiqendër 5 km larg Vlorës dhe 102 km larg Elbasanit, sipas te dhenave paraprake te EMSC.
Sipas EMSC (Qendra Sismeologjike per Mesdheun dhe Europen), thellesia e termetit ka qene vetem 5 km.
Sipas informacioneve të marra mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në Tepelenë, duke shkaktuar frikë dhe panik tek njerëzit.
Rikujtojmë se shqiptarët e kanë ende të freskët në mëemorien e tyre tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019, kur 51 persona humbën jetën në rrënojat e ndërtesave.
Lëkundje sizmike janë ndjerë mbrëmjen e sotmë në vendin tonë rreth orës 22:50. Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës rihter është regjistruar në rajonin e Vlorës. Sipas EMSC, tërmeti ishte në një thellësi prej 5 km me epiqendër në Jug-Lindje të Orikumit dhe është ndjerë në një pjesë të mirë të jugut të vendit. Nuk ka të dhëna për dëme.
E gjithashtu kujtojmë se një tërmet me magnitude 6.4 goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik të madh që nuk do të harrohet kurrë për ata që e përjetuan.
Qytetet me te godituara ishin Durresi, Thumana, Tirana, Kruja, Laci dhe Lezha. Gjithsesi dridhjet e tokes u ndien edhe ne qytete te tjera.