Ngjyrat e flamurit amerikan kanë ndriçuar mbrëmjen e sotme ndërtesat e disa insititucioneve në Tiranë në shenjë solidariteti me popullin amerikan në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit. Në një status në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Tirana e di shumë mirë çfarë është terrori, qoftë ai komunist apo ai fashist. Veliaj thotë se ata që luftuan për vlerat nuk duhen harruar.
Statusi i plotë i Erion Veliajt:
Tirana e di shumë mirë se çfarë është terrori, qoftë ai fashist apo komunist, apo ai i 11 shtatorit – që synon të shkatërrojë mënyrën tonë të jetesës, lirinë dhe shoqëritë tona të hapura. Në Tiranë ndezëm dritat me flamurin amerikan për të mos harruar kurrë ata që ranë dhe që luftuan për këto vlera
Tirana knows too well what terror is, whether fascist or communist, or as in #September11 – it aims to destroy our way of life, our open societies & freedoms.
We lit the @CityOfTirana in #StarsAndStripes to #NeverForget those who fell & those who fought for these values! 🇦🇱❤️🇺🇸 pic.twitter.com/1pi3dJOTgq
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) September 11, 2021
Ndërkohë, e prekur ka reaguar ambasadotja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Ajo ka shprehur mirënjohjen e Amerikës për miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Shqipërisë dhe thotë se askush nuk mund të kërkojë një mik më të mirë.
“E prekur të shoh qytetin e Tiranës të ndriçuar me “Yje dhe Vija” për nder të 11 Shtatorit. Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Shqipërisë. Askush nuk mund të kërkojë një mik më të mirë,”- shkruan ambasadorja Kim në Twitter.
Touched to see @CityOfTirana lit up with the Stars&Stripes in honor of #September11. 🇺🇸 is grateful for the friendship & solidarity of the people of 🇦🇱. No one could ask for a better friend. pic.twitter.com/0UK2vq1rKF
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 11, 2021