Gazetari Bledian Koka ka folur në lidhje me përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, duke bërë deklarata të forta për Lulzim Bashën. Koka ka thënë se Basha ka dy vila tek një oligark në Sauk e dy të tjera te një oligark në Hamallaj.
“Basha e ka vendosur të bëjë rrugën e strukjes nën sqetullën e Edi Ramës. Një sqetull që i ka sjellë jo pak benefite. Ai jeton sot në dy vila tek një oligark në Sauk dhe dy vila tek një oligark në Hamallaj. Madje kunati i Bashës është bërë trim, nuk lejon që kur ai është duke pushuar në vilë me kunatin, të ketë lojra fëmijësh bastketbolli. Banaliteti ka arritur kulmin. Por, shyqyr nuk do të kemi ndalesë për të thënë shume gjëra, për hir të respektit për të mos dëmtuar opozitën. Një e djathtë e sinqertë dhe që përfaqëson interseat e votuesve dhe jo vetëm interesat e Lulzim Bashës dhe Erion Isufit, që janë dy bashkëkryetarët e partisë, herë njëri, herë tjetri, me më shumë pushtet, ka thënë Kokaj.
Më tej ai ka komentuar edhe postimet e Lulzim Bashës gjatë verës në rrjetet sociale, që u shndërruan në hapësirë përkujtimoresh, ndërkohë që populli vuante dhe kryedemokrati pushonte në shtëpitë që ka në Hamallj, Tiranë e Hollandë
“Nuk është rastësi që në muajt e verës, rrjetet sociale të Bashës u shndërruan në hapësirë përkujtimoresh dhe ngushëllimesh, ndërkohë që populli vuante në Fier, në Berat, në Tiranë, Basha shëllohej në shtepitë në Hamallaj, Tiranë dhe Hollandë. Vetëm e vërteta do të na çlirojë”, tregoi gazetari.
Koka ka thënë më tej se Basha nuk ka ardhur në PD për t’u bërë kryeministër, por për t’u pasuruar. Në tetë vite opozitë, ai është i vetmi lider që është më i pasur nga sa ishte në fillim. Gazetari ka folur edhe për kompaninë e drejtuar nga kunati i Bashës, që përmes presioneve që vijnë nga foltorja e PD, do të vendosë gjoba të mirëfillta. Ai ka thënë se shumë biznesmenë, që janë detyruar të futen jo me dëshirën e tyre në pazar me bizneset e Bashës dhe të kunatit të tij.
“Zoti Basha nuk ka ardhur në PD për t’u bërë kryeministër, por për t’u bërë me lek. Nuk ka bërë politikë, por ka bërë para. Në historinë politike, do të jetë i vetmi lider, që është më i pasur pas tetë vitesh opozitës, sesa ishte në fillim. Këtu do kesh një kompani që drejton kunati dhe përmes presioneve që vijnë nga fjala, foltorja e PD, do vendosë gjoba të mirëfillta. Kjo ka ndodhur me shumë biznesmenë, që janë detyruar të futen jo me dëshirën e tyre në pazar me bizneset e zotit Basha dhe të kunatit të tij. Ky bashkëpunim ndodh vetëm me urdhërin e Edi Ramës. Pazari ka qenë i pastër, paratë kanë qenë aty për të gjithë dhe të gjithë kanë jetuar të lumtur e të kënaqur, deri sot”, deklaroi Koka.
Jo vetëm kaq, sipas gazetarit Basha mund të ketë ndikuar në dëm të interesit të Berishës te DASH, teksa shtoi se nuk pati këllqe ta përjashtonte ish-kryeministrin nga partia, dhe prandaj zgjodhi këtë vendim
“Nuk është çudi që edhe vendimet që janë marrë nga DASH, të jenë për shkak të spin off, që ka bërë Basha, në dëm të interesit të Berishës. Më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pa fund. Basha ka marrë vendim sipas llojit të tij. Ka bërë gjithmonë këto tentative. E djeshme ka qenë vendimi më i fortë, por që i ngjan mënyrës së tij të të bërit politikë. Nuk pati këllqe ta përjashtonte nga PD Berishën, por zgjodhi mekanizëm të squllët, siç është ai, duke e ngrirë, por nuk ka frigorifer politik që e nxë Berishën jo vetëm në PD por në politikë“, deklaroi Koka.