Skip to content
Kosovë

COVID-19/ Shifrat mbeten të larta në Kosovë, 30 humbje jete në 24 orë

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 30 persona nga koronavirusi. Nga 9.415 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit,kanë rezultuar pozitivë me koronavirus  685 qytetarë.  Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 1.384 qytetarë,  ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total numri i rasteve aktive është 19.923

Po ashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të mbrojnë me rigorozitet masat e vendosura anti-COVID, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.

Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.

Në total numri i rasteve aktive është 19.923.