Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi në Spitalin e Tetovës, ka reaguar edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Mea në të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se ngushëllimi nuk mjafton për të shprehur dhimbjen. Ndër të tjera Vasili shkruan se kjo është një ngjarje tragjike e cila nuk do të harrohet dhe i uron të lënduarve shërim sa më të shpejtë.
“Ngushellimet nuk mjaftojnë per te shprehur dhimbjen per ngjarjen te djegies se Spitalit ne Tetove.
Ngjarje tragjike, qe nuk do te harrohet per nje kohe shume te gjate.
Familjet, qe kane humbur te dashurit e tyre ne kete tragjedi, jane ato qe provojne nje dhimbje te papershkruar, ndaj edhe fjalet dhe solidariteti yne ju drejtohen atyre!
Te lenduarve ju urojme nga zemra sherim te shpejte!”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.
Kujtojmë një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Tetovë, ku një spital COVID u përfshi nga flakët dhe fatkeqësisht humbën jetën në mënyrë tragjike 14 persona. Lajm i mirë është se 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga spitali.
Ndërsa organet hetimore, janë vendosur në lëvizje për të zbardhur motivet e plota të tragjedisë së ndodhur në spitalin e Tetovës. Sipas informacioneve të marra mësohet se spitali i COVID-19 në Tetovë ka rezultuar me gabime infrastrukturore.