Mes tragjedisë së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë ka mes tyre dhe lajme të mira. Sipas informacioneve të marra mësohet se deri më tani 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga spitali i djegur.
Mediat maqedonase shkruajnë se personat e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në disa spitale të tjera deri në Shkup poër të marrë strahjtimin spitalor të specializuar për të cilin ata kanë nevojë.
Ndërkohë kujtojmë se numri i viktimave zyrtarisht mbetet 14 kurse organet hetimore menjëherë janë vendosur në lëvizje për të zbardhur motivet e plota të tragjedisë së ndodhur në spitalin e Tetovës. Sipas informacioneve të marra mësohet se spitali i COVID-19 në Tetovë ka rezultuar me gabime infrastrukturore. Ditën e djeshme spitali u përfshi nga flakët dhe i mori jetën 14 pacientëve.
Në mesin e muajit prill ky spital ka pasur gabime ndërtimi në dysheme. Me furnizimin me ujë dhe rrymë elektrike ka qenë shumë mirë, por që atëhere është dhënë alarmi për gabimet të cilat konsideroheshin të vogla. Tashmë flakët në spital janë shuar dhe dyshohet se zjarri mund të ketë shkaktuar edhe më shumë viktima, në radhët e mjekëve dhe pacientëve.
Sipas një shkrimi në media, thuhej se firma e cila ka kryer punët ndërtimore duhej ti mënjanoj vërejtjet.