Një tërmet i fuqishëm goditi Meksikën jugperëndimore të martën në orët e vona të mbrëma pranë qytetit turistik të Acapulco, duke vrarë të paktën një person, kanë raportuar autoritetet vendase. tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur jugperëndimin e Meksikës, ndërsa thellësia fillestare e tij ishte 12.6 kilometra. Tërmeti ishte shumë i fuqishëm dhe u ndje deri në Mexico City ku banorët mbushën rrugët e kryeqytetit të tmerruar.
Tërmeti rrëzoi shtyllat e tensionit dhe për pasojë 1.6 milion meksikanë mbetën pa energji elektrike, shifra këto të bëra publike nga Komisioni Federal i Elektricitetit. Nga ana tjetër Presidenti Andrés Manuel López Obrador, tha se ka pasur dëme të konsiderueshme në një video-mesazh që e ka publikuar në Twitter.
Sipas Shërbimi Gjeologjik Amerikan tërmeti me magnitudë 7.0 ka goditur 11 milje në verilindje të Acapulco. Zyrtarët fillimisht lëshuan një paralajmërim për cunami, por zyrtarët amerikanë dhe meksikanë më vonë thanë se një ngjarje e tillë nuk kishte gjasa të ndodhte. “Ishte e tmerrshme. Me të vërtetë më kujton tërmetin e vitit 1985 sa herë që ndodh diçka e tillë, “tha Yesmin Rizk, një 70-vjeçar, banor i lagjes Roma Sur të qytetit, për Reuters. Kujtojmë se katastrofa natyrore e 1985 shkatërroi qindra ndërtesa në kryeqytet dhe vrau të paktën 10,000 njerëz, sipastë dhënave zyrtare që janë publikuar. Në atë kohë gazetarët dhe vëzhgues të tjerë thanë se numri ishte shumë herë më i lartë se sa shifrat zyrtare që u raportuan.