Gjykata supreme e Meksikës ka rrëzuar një ligj shtetëror për abortin, duke vendosur se dënimet penale për ndërprerjen e shtatzënisë janë antikushtetuese, në një vendim që avokatët thonë se siguron një rrugë drejt dekriminalizimit në të gjithë vendin.
Në një vendim unanim 10-0, gjykata e lartë urdhëroi shtetin verior të Coahuila të heqë sanksionet për abortin nga kodi i tij penal-me disa gjyqtarë që argumentojnë ndalimet për ndërprerjen vullnetare të një shtatëzënie shkelin të drejtat e grave për të kontrolluar trupin e tyre.
“Nuk ka të bëjë me të drejtën për abort. Është më tepër e drejta për të vendosur për e grave shtatzëna”, tha gjykatësja Luis María Aguilar, e cila shkroi mendimin e gjykatës për rrëzimin e ligjit të Coahuila
Vendimi bie në kontrast me veprimet e fundit në Shtetet e Bashkuara për të kufizuar aksesin e abortit – më së shumti përtej kufirit nga Coahuila në Teksas, ku legjislacioni – i miratuar nga gjykata supreme e SHBA – ndalon abortin pas rreth gjashtë javësh të shtatzënisë dhe u lejon qytetarëve të ndjekin ligjërisht veprimet kundër grave që kërkojnë ndërprerje.
Por vendimi vazhdon një prirje në Amerikën Latine drejt dekriminalizimit pasi gratë kanë nisur tubime dhe kanë mbushur rrugët në të gjithë kontinentin për të kërkuar veprime për abortin dhe dhunën gjinore. Meksika ndjek Argjentinën, ku ligjvënësit votuan në dhjetor për të dekriminalizuar abortin gjatë 14 javëve të para të shtatzënisë.
Vendimi i së martës vazhdon një prirje nga gjykata supreme e Meksikës për të vendosur në favor të peticioneve të paraqitura nga gratë që kërkojnë abort për arsye shëndetësore ose për shkak të sulmeve seksuale. Ajo gjithashtu kthen mbrapa një sërë përpjekjesh të nivelit shtetëror gjatë dhjetë viteve të fundit për të kufizuar abortin përmes ndryshimeve kushtetuese.