Shpesh emisionet televizive kanë pasur incidente, disa herë kjo ka ndodhur për shkak të të ftuarve dhe disa herë për shkak të organizatorëve. Në emisionin që do të transmetohet mbrëmjen e sotme “Soiree”, duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
![]()
Moderatorja Jonida Shehu kishte zgjedhur temën “Mbrëmja vlonjte”, për të cilën kishte ftuar disa personazhe te njohur shqiptarë me origjinë nga Vlora, mes tyre Maya-n, Bujar Asqeriun, Rita Latin, etj.
![]()
Por burime nga televizioni kanë treguar për “Xing.al” se në moment të fundit është ndryshuar emri i emisionit, pasi pritej të quhej “Mbrëmja e Jugut”.
![]()
Për këtë arsye të ftuar ishin dhe Agron Llakaj dhe Ylli Baka. Këto dy të fundit mësohet se kanë reaguar ashpër për ndryshimin, por detajet do t’i shohim mbrëmbjen e sotme.
Burimi: Iconstyle.al






