Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku dy policë të forcave “Shqiponja” janë përplasur teksa kanë qenë duke udhëtuar me motor. Mësohet se dyu policët janë dërguar në spitalë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë marrë dëmtime vetëm në pjesën e gjymtyrëve. Në momentin e përplasjes ata kanë qenë të dy me skafandra mbrojtëse.
Me anë të një njoftimi zyrtarë policia ka sqaruar aksidentin i cili raportohet të ketë ndodhur në zonën e Kopshtit Botanik në kryeqytet. Policia njofton se automjeti me të cilin janë përplasur drejtohej ngas një 40-vjeçar me inicialet R.K. Ndërsa dy efektivët e policisë që janë plagosur janë shtetasit me inicialet E.M., dhe shtetasi J. D., të dy punonjës policie në shërbim.
Në foton e cila është nga vendi i ngjarjes shihen dy efektivët e policisë të shtrirë në tokë, ndërsa motori ka dalë nga rruga.
Njoftimi nga Policia
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).
Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.