Skip to content
Kronikë

Alarm për bombë në Tiranë, çfarë thotë policia

· 2 min lexim

Alarm në Tiranë, gjendet një çantë e braktisur  përballë ambasadës iraniane në Tiranë. Autoritetet janë vënë ën lëvizje dhe kanë rrethuar zonën. Gjithashtu janë në pritje të ndërhyrjes së njësive të posaçme anti-eksploziv në Tiranë, për të vlerësuar situatën. “Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të mëtejshme.”, kthehet në informacionet zyrtare.

Nuk ka më shumë informacione në qoftë se në çantën e braktisur ka eksplozivë, apo thjesht është harruar aty nga ndonjë kalimtar i rastit.  Po ashtu forcat e policisë kanë mbërritur dhe po zbatojnë të gjitha procedurat e nevojshëm. Gjithashtu burime bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet për një çantë shpine e braktisur, por ende nuk janë qartësuar rrethanat e ngjarjes.  Po ashtu bëhet me dije se çanta e shpinës  është gjetur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.