Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini në një intervistë për edicionin informativ në ABC ku i është përgjigjur pyetjes nëse edhe të vaksinuarit duhet tu nënshtrohen të njëjtave masa për të frenuar covid-19.
Sipas zonjës Tomini, masat duhet të jenë të barabarta për të gjithë pasi edhe të vaksinuarit mund të bartin dhe të shpërndajnë covid.
Tomini: Do theksoj një element se nëse do hynim të gjithë në ambiente të brendshme me të njëjtat masa nuk do kishte transmetueshmëri. Dhe nuk do kishte mutacione dhe nuk do lihej hapësirë. Pjesa e respektimit të masave është pjesë e re e jona. Dhe është lodhje pandemia. Por për impaktin është shumë e rëndësishëm respektimi i masave. Edhe individë që janë të vaksinuar nuk do të thotë që e largojnë virusin dhe nuk preken por preken më pak se të pa vaksinuarit. Respektimi i masave për këtë do bëjë të mundur që të ulë ashpërsinë e virusit
Sipas Tominit me shtimin e infektimeve u pa e mundur që të ndryshonin masat pasi sipas saj një orë më shumë mbyllur kufizon shumë më tepër përhapjen e koronavirusit.
Tomini: Vlerësimi i masave ka qenë dinamik. Ndërsa për sezonin veror ka insistuar në respektim të distancimit fizik dhe masave të thjeshta. Ishin elementë të domosdoshëm. Dhe duhet edhe tani. Ndaj është e rëndësishme.
Ndërkohë për virologun shqiptar që punon në SHBA, Arban Domin, karantina nuk duhej të ishte 10 ditore për udhëtarët por më pak pasi tashmë variantet e reja të Covid i shfaqin simptomat shumë më shpejt.
Arban Domi: Masat janë të paktën me dy muaj vonesë. Një nga kushtet për hyrjen në Shqipëri është testet dhe kalimi i Covid për ata që e kanë kaluar. Element tjetër është karantina por në të dhënat e Deltës është se 5 ditë apo 6 ditë karantinë do ishte mjaftueshëm.
Tomini: 6 muaj të kalimit të Covid që nga momenti i shërimit. Apo karantinimi 10 ditë. Është vendosur mbi bazën e ekspertëve. Ndaj mbi bazën e studimeve dhe mesataren e kalimit të sëmundjes edhe në nivelin e karantinimit. Delta ka inkubacion më të shkurtër dhe parashikuam 10 ditë karantinë dhe për ata që janë shëruar vërtetim për 6 muaj.
Tomini: Ora policore, marrja e një orë dhe shtimi i një ore policore është avantazh në minimizim e kontakteve të ngushta. Në këtë orë kemi frekuentim më të madhe në këto orë. Dhe do kemi komunikim më të afërt me përdorimin e alkoolit apo muzikës që do afrohemi më shumë me njëri tjetrin. Favorizojnë kontakte të ngushta.