Talebanët pretendojnë se kanë shpallur fitoren në Luginën Panjshir, e cila ishte e vetmja fortesë rezistence e pa pushtuar nga ta. Zëdhënësi i talebanëve deklaroi zyrtarisht se “Me këtë fitore, vendi ynë është nxjerrë plotësisht nga moçali i luftës,”. Gjithsesi nga fronti i rezistencës së Panjshir për të disatën herë e kanë mohuar fitoren e talebanëve. Për ditë me radhë talebanët kanë rrethuar Luginën, por rezistenca është e ashpër. Historikisht Lugina Panjshir i ka rezistuar si sovjetikëve dhe talebanëve në luftë. Aty fshihen disa nga objektivat e talebanëve që mundet edhe të ekzekutohen nëse kapen. Gjatë ditëve të fundit luftime të ashpra kanë sjellë dhjetëra viktima në Panjshir.
Ka pasur luftime të rënda në luginë, e cila ndodhet në veri të kryeqytetit Kabul, me Frontin Kombëtar të Rezistencës së Afganistanit (NRF) që i reziston sundimit talebanë.
Sidoqoftë, NRF e ka mohuar këtë. “Nuk është e vërtetë, talebanët nuk e kanë marrë Panjshirin, unë po hedh poshtë pretendimet e talebanëve,” tha zëdhënësi i NRF Ali Maisam për BBC.
Një postim në Tëitter forcat e rezistencës thanë: “Forcat NRF janë të pranishme në të gjitha pozicionet strategjike përtej luginës për të vazhduar luftën. Ne sigurojmë pjesëtarët e Afganistanit se lufta kundër talebanëve dhe partnerëve të tyre do të vazhdojë derisa të mbizotërojë drejtësia dhe liria ”
Fotografitë në mediat sociale treguan luftëtarët talebanë para portës së kompleksit të guvernatorit të provincës. BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto imazhe.
Kujtojmë Talibanët morën kontrollin mbi pjesën tjetër të Afganistanit tre javë më parë, duke marrë pushtetin në Kabul më 15 gusht pas rënies së qeverisë së mbështetur nga Perëndimi.