Në prangat e Policisë së Përmetit ka rënë një 38-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi Maringlen Shbani, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike.
Po ashtu në prangat e policë ka rënë edhe shtetasi Spartak Simoni, për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Mësohet se materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme
Njoftimi i Policisë
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 38 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se në fshatin Senican, Këlcyrë, ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, ushtroi dhunë psikologjike ndaj babit të tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në Përmet, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit J. S., 87 vjeç, banues në Përmet.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme