Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi gjatë kontrolleve policia u gjeti në një ambient (lavazh) në Vlorë, në përdorim nga këta dy shtetas, një sasi me lendë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular. Në pranga ranë Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtjeshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një ambient (lavazh) në Vlorë, në përdorim nga këta dy shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.