Skip to content
Aktualitet

Rama publikon pamje nga punimet në Piramidën e Tiranës: Qendra më e madhe e teknologjisë

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm me një postim në rrjetin e tij social në Facebook, ku ndërkohë publikon pamjet nga punimet që po kryen në lidhje me strukturën në Piramindën e Tiranës e cila është projektuar si qendra e inovacionit të teknologjisë digjitale.

Rama shprehet se ai është një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV, më i madhi në rajon. Nëpërmjet një video të shpërndarë në rrjetij e tij social ai shpreh vullnetin dhe planet e të rinjëve të cilët ishi plot pasion për zhvillimin e teknologjisë digjitale, e cila konecvptohet si më e madhja në rajon dhe si një pasqyrë kuptimplotë e atij transformimi që do të ndodhë shumë shpejt.

Në video paraqiten gjithashtu edhe pamje nga pjesa e brendshme e punimkeve që po kryen brenda ndërtesës së piramidës, por edhe shumë të rinjë duke shprehur me pak fjalë planet e ardhshme.

“Mirëmëngjes dhe me vullnetin që planet e këtyre të rinjve plot pasion për teknologjinë, t’i bëjmë një realitet të ri shqiptar, ku Piramida si qendra e inovacionit e teknologjisë digjitale më e madhja në rajon, të jetë një pasqyrë kuptimplotë e këtij transformimi, ju uroj një ditë të mbarë***një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV”, shkruan Rama.