Rritja e rasteve të infektimeve më Covid-19 në Kosovë ka shkaktuar panik jo vetëm tek qytetarët dhe autoritetet por edhe tek vendet e tjera fqinje pasi shtimi i rasteve përben një rrezik të madh në përhapjen e varianteve të reja me koronaviorus nëpër botë.
Shifrat e infektimeve me koronavirus kanë qenë alarmante ditët e fundit dhe masat e vendosura nga qeveria dhe autoritetet nuk po japin rezultat.
Kujtojmë se ditët e fundit është rritur ndejshëm numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 në Zvicër ku disa media prej ditësh shkruajnë se kjo është ndikuar nga kthimi i shqiptarëve pas pushimeve në Kosovë.
Në lidhje me këtë presidentja Vjosa Osmani e ka hedhur fajin mbi shtetin zviceran që nuk ka vaksinuar popullin e tij. Ajo tha se Kosova kishte pak infektime deri në Gusht, kur erdhën diaspora nga Zvicra dhe vendet e tjera.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, që po merr pjesë në Forumin Ekonomik Zviceran (SEF), u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj në Zvicër, që të vaksinohen kundër virusit.
“Vaksinimi jo vetëm që shpëton jetë, por na ndihmon edhe në mënyra të tjera në luftën kundër këtij virusi vdekjeprurës. Dhe mbron ekonominë. Ne kemi nevojë për këto në mënyrë që shoqëritë tona të rimëkëmben. Prandaj u bëj thirrje bashkëatëdhetarëve të mi kosovarë këtu në Zvicër, por edhe në Kosovë: “Ju lutemi të gjithë të vaksinohuni!” Ky është opsioni i vetëm për t’u marrë me këtë pandemi”, u shpreh Vjosa Osmani.
Kur u pyet se a ndihet fajtore që qytetarët zviceranë, kur u kthyen nga Kosova “çuan virusin në Zvicër”, presidentja i është përgjigjur:
“Ju flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Ata janë qytetarë të vendit tuaj të cilët do duhej të ishin vaksinuar në Zvicër. Është detyrë e autoriteteve zvicerane të bindin njerëzit me rrënjë të huaja që të vaksinohen. Të gjithë këta njerëz duhet të ishin vaksinuar në Zvicër para se të udhëtonin në Kosovë. Ne kishim një nga nivelet më të ulëta të infeksionit deri në gusht, dhe numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm me mysafirët e pushimeve nga Zvicra dhe vendet e tjera”, ka thënë Osmani për Blick.