Damian Gjiknuri ka folur pasi kryeministri Edi Rama e konfirmoi në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS. Gjiknuri ka thënë se kjo do të jetë një detyrë e vështirë dhe sfidë e madhe. Ai tha se me eksperiencën e tij do të bëjë më të mirën e mundshme në punën e nisur. Ish-ministri i Infrastrukturës tha se PS është konfirmuar si forcë fituese shumë aktive e aftë për t’u transformuar.
Gjiknuri u shpreh se kjo është një sfidë e mirëpritur, ndërsa tha se nuk ka ndonjë shqetësim për faktin se është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm dhe jo ministër.
“Unë kandidimin tim të parë e kam pasur në Qarkun e Elbasanit. Është një detyrë e vështirë, sfidë e madhe. Natyrshëm që edhe unë kam eksperiencën time dhe do të bëj më të mirën të mundshme punën e nisur.
PS është konfirmuar si një forcë fituese, shumë aktive dhe e aftë për t’u transformuar dhe e qartë për të ardhur. Është një sfidë e mirëpritur. Pozicioni i sfidës së PS nga menaxhimi i përditshëm është një sfidë e madhe dhe e mirëpres. Kjo është një pritshmëri e mirë dhe për mua, nuk kam ndonjë shqetësim në këtë drejtim”, ka thënë Gjiknuri.