Kryeministri Edi Rama ka pasur Kritika edhe për të vetët në fjalën e tij gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.
Ai tha se PS duhet të bëhet një komunitet që jeton me aspiratën për t’i sjellë Shqipërisë drejtësi e mirëqenie. Rama u shpreh se dyert e organizatave të socialistëve në Shqipëri, duhet të jenë të hapura mundësisht për qindra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike.
“PS duhet të bëhet një komunitet që jeton me aspiratën, aspiratën e madhe për t’i sjellë Shqipërisë drejtësi e mirëqënie, çdo ditë e më pak një ngrehinë për organizata ku shkon të merret për të marë punë në shtet, apo dilet për të përplasur derën.
5 mijë e 500 dyert e organizatave tona në Shqipëri duhet të behen 5 mijë e 500 dyer të hapura mundsisht për qindra mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike. Mendimin dhe aktivizmin politik. Vullnetarizmin e solidaritetin social. Për të debatuar tema me interes publik. Për të ndarë tema e shqetësime për komuntiet përkatës e Shqipërisë, dhe jo për të marrë e dhënë punë shtet për vete e kushërinj”, tha Rama.
Ai shtoi se PS ka bërë shumë përpjekje, megjithatë përmirësimet kanë qenë të pamjaftueshme. Qëllimi, tha Rama, duhet të jetë transformimi i vazhdueshëm i partisë në një komunitet vlerash shoqërore, dhe jo kyçja në një rreth vicioz.
Kemi bërë shumë përpjekje, jemi nisur shumë herë drejt këtij qëllimi, fushata hapjeje, ture anë e kënd, borde qytetare pranë PS, riorganizimie e riorganizime të rinisë, grave, partisë, sisteme aktivizimi dhe ndërverpimi dixhital, këshilla politik rajonesh, vendime, ristrukturime, qarkore për më shumë qytetari e meritokraci, më pak letargji e burrokraci në kohën jozgjedhore.
Përmirësimet kanë qenë të pamjaftueshme, fatkeqësisht rezultatet jo në lartësinë e duhur janë justifikuar gjithmonë njësoj ndërkohë që vitet kalojnë, duke thënë jo po s’është kollaj të gjesh njerëz të rinj, jo po mos i prishim ekuilibrat se po vijnë zgjedhjet, mos i ngarkojmë njerëzit, jo po na mërziten ata poshtë, jo po nuk afrohen njerëzit po nuk u then punë shtet, jo po kur ska punë kryetari i organizatës nuk i vjen mbrapa. Jo po rinia është indiferente dhe nuk do punë partia, jo po tek zona ime s’duan gra, jo po statute, udhëzimi, kryebashkiaku, ministrja, jo po dua mbështetje nga lart, jo po çna duhet sherre nga poshtë, jo po çdeshi ai te zona ime, jo po nuk e du ate lagjia ime, jo po ai pi kafe te lokali i PD, jo po ajo ia la lokalin LSI. Patjetër që nuk është e lehtë, të harrosh një qëllim kaq themelor për shëndetin e një partie politike si e jona, për vlerën e kapitalin njerëzor e një partie politike, për gjykimin nga publiku siç është qëllimi i transformimit të vazhdueshëm të partisë në një komunitet të gjallë vlerash e zhvillimesh shoqërore, është si të pajtohesh qorrazi me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz”, ka thënë kryeministri.