Një aksident me pasoja tragjike është shënuar në Peru. Mediat e huaja shkruajnë duke bërë me dije se një autobus pasagjerësh, humbi kontrollin e për pasojë doli nga rruga, duke rënë kështu nga shkëmbi 100 metra i lartë. Automjeti përfundoi i përmbysur pranë një përroi, e si pasojë, deri më tani 32 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dhe 2 fëmijë. 20 pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur dhe po tashmë ndodhen në spital mga ku po marrin dhe trajtim të specializuar mjekësor. Shërbimet e emergjencës dhe forcat e tjera kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nga ku kanë bërë të mundur dhe shpëtimin e personave të cilët kishin arritur t’i mbijetonin plagëve të marra nga aksidenti i shkaktuar.
Të mbijetuarit janë ndihmuar nga ekipet e shpëtimit për të nxjerrë persona të tjerë, të mbetur në mjet. Mediat kanë mundur të sigurojnë dhe itinerarin e ndjekur të autobusit. Ajo ishte nisur nga Huanuco për në Lima.
Ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes së ndodhur por dyshimet e para rreth shkaqeve të aksidentit tragjik lidhen me shpejtësinë tej normës ose përgjumjes së shoferit. Aksidente të tilla në Peru janë shumë të shpeshta dhe shkaqet kryesore janë mungesa e infrastrukturës së rrugës.