Janë bërë publike pamjet nga operacioni policor i koduar “DOBRA” që u zhvillua në Spanjë, ku ranë në prangat e policisë 107 persona, kryesisht shqiptarë, të cilët kultivonin drogë në platacione të mbyllura, që quhen ndryshe dhe shtëpo bari.
Siç tregohet qartë edhe nga pamjet, mjediset ku kultivohej marjuana kanë qenë të përshtatura për zhvillimin e asaj pune edhe për qëndrimin e personave që i ruanin bimët, ku ka pasur ndriçim, ndërsa në shumë raste lidhjet e energjisë kanë qenë pothuajse të paligjshme.
Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.
Në deklaratën e përbashkët me Ardi Veliun, zyrtarët e policisë spanjolle thanë se mafia shqiptare është duke përparuar ndjeshëm në vendin e tyre, ndërkohë që në shumë raste ata janë dhe pjesë e trafikut të armëve.
Në një moment në videon e mëposhtme, shqiptarët shihen që janë kapur në befasi, ndërsa dalin të zbathur nga shtëpitë e barit, ndërsa mes planeve duket dhe një bostan i paçarë ende prej tyre, që shërbente si ushqim.
https://twitter.com/policia/status/1433013512880603145?t=Q9IF-YXNdFBXba6ei4uuXQ&s=04&fbclid=IwAR0_b0rPawut_3mRUoj9nponSlhhVpUD92o89U2LVbsvTuHHxgVL6dxIArM
Njoftimi i Policisë spanjolle:
Agjentët e Policisë Kombëtare, në një operacion të përbashkët me Mossos d’Esquadra dhe autoritetet e Gjermanisë dhe Shqipërisë, me mbështetjen e EUROPOL-it, kanë arrestuar 107 persona në kuadër të një operacioni kundër një rrjeti kriminal transnacional me origjinë shqiptare. Rreth 1 ton drogë dhe rreth 25.000 bimë marijuanë janë sekuestruar përgjatë 51 kontrolleve të kryera në Tarragona, Barcelona, Girona dhe Castellón.
Hetimi filloi në qershor të vitit të kaluar, pas marrjes dijeni për një rrjet kompleks lehtësuesish të cilët dyshoheshin se po mbulonin një organizatë me origjinë shqiptare për t’u vendosur në Spanjë. Ky rrjet ishte i përbërë nga profesionistë nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, ndër të tjera, të cilët, kundrejt pagesës paraprake, ndihmuan organizatën të vendoset në Spanjë, duke u siguruar atyre logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marijuanës. Pas kryerjes së këtij kultivimi masiv, marijuana shpërndahej në vende të ndryshme në Evropë, përfshirë Gjermaninë, ku vlera e drogës shumëfishohej me pesë.
Në fund të vitit 2020, në kryeqytetin e Gjermanisë, njëra nga dërgesat u neutralizua. Kjo organizatë kishte kamufluar 140 kilogramë boçe marijuanë të paketuara në vakum në një dërgesë të pretenduar të fistikëve përmes një kompanie britanike. Në këtë fazë të hetimit, u arrestuan 3 shtetas shqiptarë, të cilëve iu sekuestruan përveç të tjerave 100 kilogramë marijuanë, 700 gramë kokainë dhe më shumë se 2.000 euro cash.
Pas atij veprimi, agjentët filluan hetimet në Spanjë mbi drejtuesit e rrjetit dhe metodat e shpërndarjes së tyre, të gjitha të koordinuara nga Gjykata e Instruksionit numër 3 të Reus. Falë bashkëpunimit ndërkombëtar me Gjermaninë, Shqipërinë dhe EUROPOL, ishte e mundur të identifikoheshin krerët e organizatës kriminale, konkretisht një klan i familjes shqiptare, që banonte në Gjermani dhe Spanjë. Pas kësaj, ishte e mundur të lokalizohej një nga drejtuesit e rrjetit i cili, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, drejtuan një rrjet të madh kushtuar trafikut ndërkombëtar të marijuanës.
Si rezultat, majin e kaluar një dërgesë e re në Gjermani u ndërpre, ku organizata kishte pjesëmarrjen e një shoferi sllovak të kamionit, i cili fshehu 100 kilogramë boçe marijuanë të paketuara me vakum në mesin e ngarkesës së tij të ligjshme. Në të njëjtën kohë, në Reus, një shkatërrua një plantacion prej 1.170 bimësh marijuanë, ku u arrestuan 3 shtetas shqiptarë, anëtarë të rrjetit kriminal.
Së fundi, falë bashkëpunimit të Policisë Kombëtare dhe Mossos d’Esquadra, me praninë e autoriteteve policore nga Gjermania dhe Shqipëria, së bashku me analistët nga EUROPOL-i të specializuar në krimin e organizuar shqiptar, u finalizua operacioni. Një dislokim i gjerë prej rreth 400 agjentësh, që mundësuan kryerjen e 42 ndërhyrjeve dhe kontrolleve të njëkohshme në Tarragona, Barcelona, Girona dhe Castellón. Ditë më vonë, agjentët kryen nëntë kërkime të tjera.
Bilanci i përgjithshëm i hetimit, që zgjati më shumë se një vit, arrin në 107 persona të ndaluar dhe 51 prona të regjistruara në të cilat janë shkatërruar disa plantacione të brendshme të marijuanës, përveç ndërprerjes së të tjerave në fazën e montimit. Agjentët kanë sekuestruar rreth një ton marijuanë të përpunuar në boçe, rreth 25,000 bimë marijuanë, rreth 70.000 euro cash, një revolver, një armë gjahu, një bllokues frekuencash dhe tre automjete, dy prej tyre të nivelit të lartë (luksoze).
Për mirëmbajtjen e këtyre plantacioneve ata kishin bërë lidhje të paligjshme, për të mashtruar mbi konsumin e energjisë elektrike, gjë që gjithashtu paraqiste rrezik për pronat fqinje për shkak të rrezikut të lartë të zjarrit në këto objekte, pasi nuk kishin masat e kërkuara të sigurisë. Është vlerësuar se konsumi i gjeneruar nga plantacionet e shkatërruara ka shkaktuar një mashtrim prej më shumë se 1.600.000 euro.