Një aksident tragjik ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 emigrantë të cilët po ktheheshin në Kosovë për pushime. Shoferi Kosovarë ka dalë ditën e sotme para gjykatës dhe i është shtyrë paraburgimi edhe për dy muaj të tjera.
Avokati i shoferit, Igor Cishper në një deklaratë për mediat u shpreh se paraburgimi për shoferin u zgjat me pretekstin se mund të arratisej
“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe. Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha ai.
Kujtojmë se një aksident tragjik ndodhi në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci ku humbën jetën 10 persona dhe mbetën të plagosur disa të tjerë, midis të cilëve edhe fëmijë të mitur.
Autoritetet bënë me dije se në autobus së bashku me dy shoferët ishin gjithsej 69 persona, 67 prej tyre ishin pasagjerë dhe dy shoferët. 8 persona morën dëmtime të rënda, ndërsa katër të tjerë i janë i janë nënshtruar operacionit.