Në një lidhje live për BBC World News, ka qenë një nga studentet afgane e cila po qëndron në Shqipëri. Ajo ka treguar për BBC pritjen që i bënë asaj dhe bashkëkombësve të saj në vendin tonë.
Nikhbath e cila në Afganistan studionte me bursë për një universitet amerikan, tregon se shqiptarët janë njerëz shumë mikpritës dhe se po kujdesen shumë mirë për afganët. Gjithashtu ajo ka falenderuar popullin shqiptar, kryeministrin e vendit, Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhçka si dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri, për mirësinë e treguar.
Pyetjes së gazetarit Ben Boulos nëse e sheh të ardhmen në Shqipëri, Nikhbath përgjigjet se e vetmja gjë që mendon tani është të përfundojë studimet,ndërsa ka treguar se për gjërat e tjera situata është shumë e turbullt.
Nikhbath: Faleminderit së pari, kam studiuar me bursë në universitetin amerikan të Afganistanit. Udhëtimi ishte i mirë edhe pse sfidues. Të largoheshe nga vendi ishte vendimi më i vështirë. Na u tha që duhet të largoheshim, mora telefonatën dhe më thanë të shkojmë në një vend të caktuar. Me autobus në aeroport ku pritëm 3 ditë, më pas shkuam në Katar dhe aty na pritën shumë mirë dhe na dhanë të gjitha shërbimet e nevojshme. Ndërkohë që më pas u nisëm për në Tiranë. Udhëtimi ishte sfidues. Pasi ishte vendimi më i vështirë gjatë gjithë jetës. Asnjëherë nuk është e lehtë të largohesh nga një vend ku ke jetuar gjithë jetën. Kjo situatë na bëri të merrnim këtë vendim.
Kurrë nuk ma kishte marrë mendja situatën ku talebanët do të merrnin kontrollin. Në fakt mendonim se mund të merrnin kryeqytetin, ka pasur luftë në provinca, por situata nuk ishte kaq e vështirë. Na zuri në befasi. Jam përpjekur të marr arsimin, tu shërbej njerëzve tanë, për tu bërë udhëheqës. Gjithçka u shkatërrua brenda një nate.
Pyetja e gazetarit: Si po kujdesen në Shqipëri?
Nikhbath: Dua të falënderoj shqiptarët, kryeministrin, Ministren e Jashtme dhe ambasadoren amerikane. Na kanë mirëpritur në aeroport dhe gjeta edhe refugjatë që kishin ardhur në Shqipëri dhe u kujdesën, ende po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer. Jam mirënjohëse mpër shërbimet e mirësine. E mrekullueshme në çdo gjë. Janë njerëz mikpritës.
Pyetja e gazetarit: Ku e sheh veten në të ardhmen, a mendon të rrish në Shqipëri?
Nikhbath: Situata tani për tani është e turbullt, shumë e vështirë për të vendosur. Për momentin gjërat që shoh, shpresa që kam, gjërat që mendoj për të ardhmen, duhet të studioj, duhet të përfundojë studimet. Tu shërbej njerëzve, familjes dhe vendit tim.