Rritja e rasteve të reja me koronavirus ka shkaktuar panik jo vetëm tek qytetarët por edhe tek autoritetet duke bërë kështu që të arrijnë në shtimin dhe vendosjen e masave kufizuese të reja. E gjithë kjo bëhet për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja të virusit të rrezikshëm Covid-19 më gjerë në popullatë.
Frika për një valë të re infektimesh ende ekziston pasi rastet e e reja janë gjithmonë në rritje në shumë vende.
Ekspertët paralajmërojnë për një dimër makth, pasi numri i rasteve dhe viktimave të koronavirusit po rritet në shkallë globale. Vdekjet nga koronavirusi në të gjithë botën kanë kaluar shifrën prej 4.5 milionë dhe rastet e konfirmuara kanë arritur në 217.2 milionë.
Shpërthimi është për shkak të përhapjes së mutacionit më ngjitës “Delta”, relaksimit të tepruar të masave të shëndetit publik, si dhe rritjes së udhëtimeve gjatë verës. Mjeku grek Demosthenes, Sarigiannis, paralajmëroi për të paktën 60 vdekje në ditë dhe 7000-8000 raste në javët në vijim në vendin fqinj.
“Do të ketë një prirje rritëse nga java e ardhshme dhe do të arrijë kulmin në fund të shtatorit-fillim të tetorit me 7,000 deri në 8,000 raste në ditë në një mesatare javore. Ne do të kemi më shumë se 60 vdekje në ditë. Duhet të shpejtojmë vaksinimin”, theksoi ai.