Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti kritika BE-së për liberalizimin e vizave: Turp që Kosova është ende duke pritur e izoluar

16:59 30/08/2021
Reading Time: 1 min lexim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në Forumin Evropian Alpbach 2021, në Austri, ku ishte i ftuar të merrte pjesë fizikisht, por që e anuloi për shkak të situatës së rënduar nga COVID-19 në Kosovë.

Kryeministri  Kurti është shprehur se beson që BE-ja i ka fituar prej kohësh zemrat dhe mendjet e të gjitha vendeve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo, siç tha ai, mund të shihet në garën midis vendeve të BP6 për të hyrë në BE, si dhe zhgënjimin me të cilin përballen kur nuk arrijnë të kalojnë në fazën e radhës në procesin e integrimit.

Për sa i përket kushtëzimit, kryeministri Kurti tha se BE-ja duhet të veprojë në mënyrë më etike dhe më të drejtë dhe sipas tij është e turpshme që Kosova është ende duke pritur e izoluar si në një geto.

“Politika e shkopinjve dhe karotave nuk ka qenë shumë frytdhënëse për Kosovën pasi kemi marrë shumë shkopinj, por jo shumë karota. Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur të gjithë anëtarët e BP6 kanë marrë liberalizimin e vizave, ndërsa Kosova është ende duke pritur, e izoluar si në një geto, imazh i cili sjell shumë turp në të dy palët”, tha ai.

Po ashtu Kurti tha se BE-ja duhet t’i qartësojë 5 gjëra në raport me Ballkanin Perëndimor: ta krijojë një momentum të ri për reformat dhe ta bëjë zgjerimin më të drejtë dhe më të ndershëm, ta rrisë financimin, të marrë përgjegjësi për kontinentin tonë, të rrisë sinkronizimin midis Brukselit dhe Uashingtonit dhe ta përmbyllë ombrellën e sigurisë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BEKosovakurtiliberalizimivizave

Të tjera

VIDEO/ Publikohen pamjet e atentatit në Rinas, autori shihet duke qëlluar me breshëri ndaj Gilmando Danit
Aktualitet

VIDEO/ Publikohen pamjet e atentatit në Rinas, autori shihet duke qëlluar me breshëri ndaj Gilmando Danit

Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur më 11 nëntor 2025 pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë...

15:01 12/11/2025
Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar fotografohet me liderët politikë
Kosovë

Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar fotografohet me liderët politikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit të dielën në mesditë, ku pas të shtënave me armë zjarri,...

18:01 10/08/2025
Para
Gara shpejtësie në Unazën e Madhe të Tiranës, policia ndëshkon shoferët e pabindur

Gara shpejtësie në Unazën e Madhe të Tiranës, policia ndëshkon shoferët e pabindur

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English