Djali i artistit të ndjerë Sherif Merdani ka prekur me fjalët për babanë e tij, që u nda nga jeta ditën e djeshme pas një sëmundjeje të rëndë. Gerard Merdani tha në një prononcim për mediat se ai nuk do të kishte zgjedhur kurrë një baba tjetër.
Ai u shpreh se këngëtari i ndjerë nuk ka jetuar si një 70-80 vjeçar, pasi ishte vital, me dshuri dhe respekt për jetën. Gerard Merdani tregoi se i ati e ka mësuar të mos hakmerret, por t’i dojë njerëzit. Ai tha se i ati i ka mësuar vlerat e vërteta në jetë.
“Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh. Ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar. Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë”, ka thënë Gerard Merdani.
Ndër të tjera ai tregoi se muajt e fudit nuk kanë qenë aspak të lehtë për shkak të sëmundjes dhe vuajtjeve që ajo i shkaktoi, ndërsa nuk shtoi detaje të tjera duke thënë se familja preferopn që t’i mbajë private.
Muajt e fundit nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private. Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun “Se kënduam Let it Be’ dhe ‘Sinfonia e nënës”, tregoi ai.
Familjarë, artistë dhe miq të Sherif Merdanit i dhanë lamtumirën e fundit artisit që vuajti 16 vite në burg gjatë kohës së diktaturës. Homazht mbyllen në orën 14:00 dhe më pas trupi i pajetë i artistitt do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë.