Deputeti i zgejdhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka thënë se Komiteti Teknik e ka vendosur vaksinimin me detyrim ditën e sotme, por pa përcaktuar detyrimet që shteti ka për këtë, në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Shehu shkruan në një postim në Facebook se procedura mund mund të programohet vetëm kur për shqiptarët do të aplikohen vaksina të miratuara nga EMA, gjë që kërkon mbi 5 milionë doza për imunizim në tërësi.
Ai shprehet se Komiteti nuk ka thënë asgjë për masat e tjera të gjera e të domosdoshme ndaj kujdesit parësor, spitalorit, reanimacioneve etj.
Postimi i plotë:
Covid, me ne fund Qeveria fillon te belbezoje, por…
“Komiteti teknik” sot vendos “detyrimin” e vaksinimit, por pa percaktuar detyrimet e shtetit per kete, ne mbrojtje te efikasitetit e te shendetit te qytetareve:
1-Kjo procedure mund te programohet vetem atehere kur per shqiptaret do te aplikohen ekskluzivisht vaksina te sigurta te miratuara nga EMA, dhe asgje tjeter, gje qe kerkon mbi 5 milion doza te tilla per imunizimin ne terresi.
Ndryshe ky “detyrim” perben nje blla blla blla e deri nje veper penale te rende, qe ve ne rrezik me detyrim shendetin e qytetareve.
2- Nuk flitet per domosdoshmerine e ri vaksinimit me dy doza te certifikuara te gjithe atyre, qe deri me tashti jane vaksinuar me ato vaksinat e pa certifikuara, kineze apo ruse.
Ndryshe pika e pare e vendimit nuk ka asnje kuptim
e efikasitet.
3-Ky “komitet” nuk deklaron uljen e moshes se mundesise se vaksinimit ne 12 vjec, megjithese pranon rritjen e semundeshmerise ne moshat e reja.
4- Nuk thote asgje per apilikimin e dozes se trete, qe tashme po behet protokoll ne shume vende.
5- Nuk thote asgje per masat e tjera te gjera e te domosdoshme ndaj Kujdesit Paresor, Spitalorit, Reanimacioneve, Laboratoreve, testimeve, mbrojtjes se personelit shendetesor e deri te ato ta gjera per qytetaret.
Pra megjithese duket si nje fillim zgjimi nga letargjia, perseri ngel vetem ne percatje gjate gjumit!