Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejt vendngjarjes, u nisën 3 ambulanca, por nga informacionet e marra, njëra prej ambulancave nuk mund të hyjë në tunel, për shkak të rradhës së gjatë të automjeteve, e shkaktuar nga aksidenti.
Tre personat qw kanw mbetur tw plagosur fatmirësisht nuk ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të tunelit duke ardhur nga Elbasani për në Tiranë, ku bëhet me dije se një prej automjeteve ka goditur nga pas automjetin tjetër.
Deri më tani, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, në lidhje me këtë aksident, si dhe për rrethanat e ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 30.08.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel, mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë .
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojn për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.