Policia e Vlorës ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku falë kontrolleve të kryera ka arritur të bëjë të mundur arrestimin e autorit, ndërsa ka vënë në pranga edhe një person i cili më parë ishte i shpallur në kërkim.
Të arrestuar janë shtetasit S. B., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe në stanin e tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa; si dhe M. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur 1 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Shkozë, Selenicë.
Në vijim të verimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe në stanin e tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Natkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. S., 37 vjeç banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen e mitur A. S, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.