Mbërrijnë në vendin tonë dy avionë të tjerë me afganë, ja ku do të strehohen (Foto)

Kanë mbërritur në vendin tonë edhe dy avionë të tjerë me shtetas afganë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme, e cila njofton se kanë ardhur edhe 182 afganë të tjerë, duke e çuar në 457 numrin e qytetarëve refugjatëve të strehuar të cilët kanë ardhur në vendin tonë deri tani.
Siç njofton Ministria e Jashtme, afganët e fundit të ardhur në Shqipëria pas mesnatës janë akomoduar në Qytet Studenti dhe në struktura hoteliere në Durrës.
Pas mbërritjes së refugjatëve afganë në vendin tonë ata u janë nënshtruar vizitave mjekësore, një grup I cili prej ditësh tashmë është akomoduar në pranë aeroportit për t;u ardhur në ndihmë sa më shpejt afganëve.
“Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino. Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 457 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani”, thuhet në njoftimin e MEPJ.



