Një vajzë e mitur 14-vjeçe është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në zonën e “Astirit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”. Personi që ka mbetur e plagosur është vajza e mitur me inicialet E. S.
Ndërkohë janë zbuluar dhe pamjet e momentit kur qytetarët i kanë shkuar me shpejtësi në ndihmë së miturës, që përplasi kamioni. Forcat e emergjencës dhe autoritetet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes nga ku kanë bërë të mundur dhe transportimin e menjëhershëm në spital të vajzës ku po merr dhe trajtimin spitalor të specializuar. Në bazë të informacioneve të marra, gjëndja shëndetësore e vajzës është normalizuar dhe nuk ka rrezik për jetën.
Policia thekson se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërsa pritet që të merret në pyetje drejtuesi i kamionit me inicialet M.L.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.