Skip to content
Kosovë

COVID-19/ Sërish shifra të larta në Kosovë, mbi 2 mijë raste të reja dhe 16 viktima

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Nga 12.564 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitiv me virusin 2.098. Në 24 orët e fundit nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin 16 pacient. Në total numri i rasteve aktive është 25.407. Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400. Lajm i mirë është se betejën me virusin e  rrezikshëm e kanë fituar 1.614 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat e vendosura anti-COVID. Po ashtu iu ka bërë thirrje që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e varianteve të reja të virusit.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

27 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.

Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400.

Në total numri i rasteve aktive është 25.407.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!