Fondi i dhënë për rimbursimin e barnave pësoi rënie më 5 për qind në vitin 2019, por Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor pohoi se ka një rritje të ndjeshme të fondeve të rimbursuara për diganoza të rënda, si diabetiket dhe paaftësi psikikë. Shpenzimet e rimbursimit barnave e pajisjeve në vitin 2019 ishin 10,5 miliardë lekë ose 550 milionë lekë më pak se viti 2018, mirëpo për rimbursimin e sëmundjeve të renda pati rritje të shpenzimeve.
Rritja më e madhe në shpenzimet e rimbursimit vërehet në Grupi L “Barnat antineoplazike dhe imunosupresore” me 61,9 milion lekë më shumë se vitit 2018, duke zënë rreth 22,3% të totalit të shpenzimeve të rimbursimit vjetor. Ky grup përbëhet kryesisht nga barna spitalore me ndikim të lartë financiar dhe që trajtojnë diagnoza të rënda si Tumore, Leucemi, Hepatit B dhe C, etj.
Rritje e shpenzimeve për rimbursim ishte edhe për grupin e barnave që trajtojnë diabetin. Grupit A “Trakti digjestiv dhe metabolizmi” u financua në vitin 2019 me 8 milion lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për vitin 2019 ky grup zuri 18.3% të shpenzimeve të rimbursimit. Te ky grup rritja më e madhe krahasuar me vitin 2018 konstatohet tek barnat e nëngrupit të Antidiabetikëve të cilët zënë 96,4% të shpenzimeve të gjithë grupit ose 17,6% të shpenzimeve vjetore të rimbursimit. Konkretisht për barnat: ` Insulinë Aspart solution 100 Nj.N/ml-3 ml me një rritje prej 28,2 milion lekë më shumë se viti 2018 ` Insulinë Glarginë solution 300 Nj.N/ml (Lantus solostar) me një rritje prej 14,8 milion lekë më shumë.
Lista e Barnave të Rimbursuara që filloi efektet në Korrik 2019 u zgjerua me 14 barna të reja, nga të cilat 12 barna lëvrohen në farmacitë e spitaleve. Kjo listë kishte 1,150 alternativa tregtare, nga të cilat 585 janë alternativa të para dhe të vetme, si edhe 350 principe aktive.