Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes disa personave në rrugën “Misto Meto” në Tiranë mbrëmjen e sotne. Ngjarja është shënuar rreth orës 22:10 dhe pas konfliktit të çastit ka mbetur i dëmtuar shtetasi B. S., 32 vjeç. Ai tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjitashtu, dyshohet se gjatë konfliktit një prej personave ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar. Policia bën me dije se asnjë person nuk ka mbetur i dëmtuar me armë zjarri.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.