Forcat RENEA zbarkuan mbrëmë në disa qytete të vendit, ku në ‘objektiv’ ishin personat në kërkim, që mbajnë armë zjarri apo lëndë narkotike. Kontrollet u zhvilluan në Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan, në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.
Për pasojë u shoqëruan disa persona, mes të cilëve edhe 2 që dyshohen si të përfshirë në ekzekutimin e Muçës.
Shak i ketij kontrolli ishte dhe atentati që ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Lushnjes ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur disa të tjerë.
Gjatë aksionit, janë vënë në pranga disa persona, si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.
Në pranga kanë rënë shtetasit Dashamir Tafili, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të mjetit të tij “Range Rover”, që ishte parkuar para një lokali, në kroskot është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 13 fishekë. Lorenc Habilaj, për shpërndarje te lendeve narkotike, si dhe Astrit Seferi, autori i plagosjes së katërfishtë në vitin 2017. Seferi ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas.
Gjithashtu, është proceduar penalisht për lotari te palejuara shtetasi Elvis Doçi.
Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë, 21 persona me precedent të mëparshëm penal, të cilët ishin pa dokument identifikimi me vete.