Në një intervistë të dhënë për “Happy Tv”, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ” ka reaguar edhe një herë për takimet me kreun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Vuçiq ka thënë se është shumë e papërshtatshme të flasësh me Kurtin, megjithatë thotë se është më e lehtë, sepse sipas tij, Kurti s’dëshiron të diskutojë për asgjë.
“Ju e shihni që dikush nuk është i interesuar të flasë për të ardhmen, sepse ai nuk është i interesuar për një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiq.
Tutje presidenti serb ka folur edhe për idenë e “Open Balkan”, duke thënë se është një ide fantastike. Ai thotë se kanë mbështetjen e SHBA’së nga fillimi, derisa shton se shtetet evropiane kanë rezerva sepse nuk janë duke e drejtuar nismën.
“Open Balkan” është një ide fantastike, është ide fantastike për Ballkanin, njerëzit kanë ëndërruar për një gjë të tillë për më shumë se një shekull e gjysmë. Disa kanë vuajtur si pasojë e një ideje të tillë. Ne s’kemi pse i shërbejmë askujt, ne duhet të respektojmë fqinjët tonë. Edi Rama dhe unë qeshim kur I dëgjojmë komentet e atyre se pse s’duan t’i bashkohen idesë së “Open Balkan”. Por ne kurrë nuk do t’i ndjekim. Kush do, do, kush nuk do, nuk do. Amerika e ka përkrahur një projekt të tillë që nga fillimi dhe jam shumë mirënjohës. Derisa evropianët kanë rezerva, sepse nuk qëndrojnë prapa timonit. Ne mund të bëhemi makineri e zhvillimit ekonomik në BE. Ballkani do të ketë normën më të lartë të rritjes në vitin e ardhshëm përsëri”, ka thënë Vuçiq.